DYLON

Organizata franzeze MAN organizon trajnime me të rinjtë e Gjilanit

Organizata franzeze MAN organizon trajnime me të rinjtë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Një delegacion francez nga organizata MAN, të udhëhequr nga Jean-Yves Carlen, po mban trajnime disa ditore me të rinjtë e Gjilanit.

Ngjarjen e ka përshëndetur kryetari Lutfi Haziri, i cili tha se partneriteti me këtë organizatë me Komunën e Gjilanit daton para më shumë se dy dekadave.

“Është një partneritet i vjetër i Komunës sonë me shoqatën MAN, me qytetin e Luterbach dhe departamentin e Strasburg’ut, në kuadër të programeve të edukimit, shëndetësisë dhe programeve të të rinjve. Pas vizitës së delegacionit të të rinjve në Strasburg, të cilit i priu Diellza, tash është një vizitë kthyese, të cilët janë duke punuar në çështje dhe zgjidhjen e problemeve të mundshme të të rinjve, me një përfaqësim të mekanizmave rinor”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Një mbështetje të të rinjve të Gjilanit në udhëheqjen e tranimeve është ish –kryetarja e KVRL’së në këtë komunë, Diellza Selishta, e cila muaj më parë pati vizitë të rëndësishme në Strasburg.

“Në prill të këtij viti ishim së bashku me një grup të të rinjve në Strasburg, ku u takuam me grupe të të rinjve, organizata rinore, derisa patëm takime edhe në Parlamentin Europian e Këshillin e Europës. Gjithsesi, jemi duke punuar që ta bëjmë një projekt me Këshillin e Europës. Jemi munduar që të kemi një gjithëpërfshirje të përfaqësimit të të rinjve dhe shpresojmë që këto trajnime të shkojnë mbarë”, theksoi Selishta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.