DYLON

Organizata “Fortesa” lavdëron qeverisjen në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizata joqeveritare “Fortesa” ka dhënë vlerësim pozitiv për qeverisjen në Gjilan, përkatësisht ka landëruar punën e Kuvendit Komunal, efikasitetin e Zyrës për Informim për publikim të akteve në dy gjuhët zyrtare dhe azhurnimin në përgjithësi të ueb faqes zyrtare.

Poashtu, organizata “Fortesa” ka dhënë vlerësimin se vërehet dukshëm një bashkëpunim i mirë mes ekzekutivit dhe legjislativit, ndërkaq u vlerësua edhe vullneti i kryetarit Lutfi Haziri që prioritet t’u jepet femrave sa i përket punësimit.

EkoHigjiena

Këto vlerësime janë dhënë nga drejteresha e ojq “Fortesa”, Sanije Jahiri, në tryezën e mbajtur në Prizren, ku u lavdërua edhe toleranca ndëretnike dhe ndërfetare që mbretëron në Gjilan.

Në debat ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka falënderuar organizatën “Fortesa” për këtë vlerësim, ndërkaq ka thënë se Gjilani është qyteti më i sigurtë në Republikën e Kosovës, pasi brenda më shumë se dy vjetëve nuk ka pasur asnjë vrasje.

Në debat është diskutuar edhe për komisionin për emërtimin e rrugëve, ku janë propozuar emra të femrave për t’i emërtuar.
Punëtoria është organizuar nga ojq “Fortesa” me mbështetje të fondacionit “Friedrich Ebert”, derisa në të kanë marre pjesë edhe përfaqësues të komunave tjera. /2L ONLINE/