DYLON

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë njëditore pune në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite. I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, zëvendësministri Selimi ka pasur takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, shkëlqesinë e tij Iyad Ameen Madani, si dhe me ekipin e ekspertëve të OBI-së.
Shkarko me rezolucion më të madh

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë njëditore pune në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite. I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, zëvendësministri Selimi ka pasur takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, shkëlqesinë e tij Iyad Ameen Madani, si dhe me ekipin e ekspertëve të OBI-së.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Selimi ka njoftuar shkëlqesinë e tij Madani për ecurinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe për hapat që kanë mbetur deri në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv dhe konferencës së UNESCO-s, ku pritet të votohet për Kosovën. Dyzetë e katër shtete kanë bashkë-sponsoruar kërkesën e Kosovës për t’u futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv, përfshirë edhe shumë anëtarë të OBI-t.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës më të madhe që tubon shtetet islamike në botë, zëvendësministrit Selimi i ka premtuar angazhim të plotë të organizatës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bashkëbiseduesit po ashtu janë pajtuar që në ditët e ardhshme Ministria e Jashtme e Kosovës dhe OBI të punojnë se bashku në informimin e saktë të anëtarëve të OBI-it dhe UNESCO-s për situatën në Kosovë dhe për nevojën e Kosovës që të integrohet në rrjedhat globale të arsimit, shkencës, kulturës dhe trashëgimisë. UNESCO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.