DYLON

Ordinanca Specialistike “Medical Service Center” shpërndanë dhurata për fundvit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ordinanca Specialistike “Medical Service Center” (MSC), për këtë fundvitit ka shpërndarë dhurata për fëmijët e familjeve skamnore. Stafi i kësaj Ordinance në bashkëpunim edhe me stacionin policor, përkatësisht pjesëtarët e policisë që i takojnë sektorit në bashkësi, rreshterët Bajram Hasani dhe Sahadete Sadiku, kanë bërë shpërndarjen e dhuratave për disa familje në lagjet Arbëria dhe “Reshat Ymeri” në Gjilan.

Nga stafi i kësaj ordinance është thënë se kanë dashtë që edhe në këtë mënyrë për këtë fundvit t’i gëzojnë edhe këta fëmijë në këto familje të cilët përveç nevojës për të qenë të ndihmuar përherë, duhet ta ndjejnë edhe atmosferën festive të festave të fundvitit. Dhuratat janë shpërndarë kryesisht për fëmijë të familjeve në nevojë ndërsa aktivitete të tilla humane, nga Ordinanca MSC do të bëhen edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/

EkoHigjiena




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.