DYLON

“Ordinanca”, plani i radhës që zbatohet nga policia

Avatar photo Redaksia

Sipas autoriteteve policore, është bërë me dije se në Gjilan dhe Dobërqan, në kuadër të një plani operativ të koduar “Ordinanca”, janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.

“Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte palicencë për çka është arrestuar pronari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.