DYLON

“Ora e Privatësisë” përfshihet në orën e parë mësimore në nivel vendi

“Ora e Privatësisë” përfshihet në orën e parë mësimore në nivel vendi
Avatar photo Redaksia

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me MAShT, kanë realizuar aktivitetin edukativ “Ora e Privatësisë” e cila u mbajt si orë e parë mësimore, ku nxënësit e të gjitha niveleve arsimore u informuan mbi mbrojtjen e të dhënave personale, rreziqet e përdorimit të internetit dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në hapësirën digjitale.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, me ç’rast Agjencia zhvilloi edhe ligjërata të veçanta në shkollat “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Faik Konica” të Kryeqytetit, duke bashkëbiseduar me nxënës dhe staf arsimor rreth praktikave të sigurta në përdorimin e teknologjisë.

EkoHigjiena

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj Krenare Sogojeva Dërmaku, mori pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës, ku u trajtua roli i mbrojtjes së të dhënave personale në institucionet financiare dhe rëndësia e sigurisë së informacionit.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën me pjesëmarrjen në “FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja FOL, ku u diskutuan sfidat aktuale të mbrojtjes së të dhënave personale dhe niveli i vetëdijes qytetare për privatësinë, duke theksuar rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit ndërsektorial. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.