“Ora e Pritjes” do të nis numërimin mbrapsht edhe në Gjilan – ora e lirisë për çlirimtarët!
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do ta vendosë edhe në Gjilan “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
4 shtator
Ora 19:00
Para Teatrit të Qytetit në Gjilan
Ftohen të gjithë qytetarët të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe të luftës së drejtë të UÇK-së.
LIRIA KA EMËR
