DYLON

“Ora e Gjelbër” përmbyll projektin e aktivizmit mjedisor në Kosovë

“Ora e Gjelbër” përmbyll projektin e aktivizmit mjedisor në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kamenicë, 25 prill 2025 – Sot u mbajt takimi “Ora e Gjelbër”, si pjesë përmbyllëse e projektit “Aktivizmi i Gjelbër Komunitar në Kosovë”, i cili u organizua nga OJQ Fortesa në partneritet me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Në këtë takim, koordinatori i OJQ Fortesa, Amir Jakupi, informoi të pranishmit për ecurinë dhe rezultatet e projektit përgjatë 20 muajve të fundit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në çështjet mjedisore. Ai gjithashtu bëri të ditur se projekti po i afrohet fazës përfundimtare.

EkoHigjiena

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Zotrim Kastrati, i cili u zotua se institucionet komunale do të shqyrtojnë me prioritet ankesat dhe kërkesat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe sigurimin e një ambienti më të pastër për qytetarët.

Takimi u karakterizua nga pjesëmarrje aktive e aktivistëve mjedisorë, qytetarëve dhe të rinjve, të cilët dhanë kontributin e tyre përmes diskutimeve dhe ideve për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në komunitet.

OJQ Fortesa falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për përkrahjen dhe angazhimin gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit, me shpresë se aktivizmi mjedisor do të vazhdojë edhe pas përfundimit të tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.