Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti, në prag të dy miqësoreve që Shqipëria do të zhvillojë kundër Austrisë më 26 mars dhe Luksemburgut më 29 mars, theksuan rëndësinë e këtyre përballjeve, që për kombëtaren janë teste të rëndësishme përpara Europianit të Francës. Ajo që që bie në sy është optimizmi për të regjistruar rezultatet pozitive te të dyja sfidat.
Shkëlzen Gashi: “Kemi dy ndeshje të mira, përpara Evropianit në Francë. Tani kemi mundësi të luajmë mirë dhe të japim maksimumin. Fillimisht është mirë që ekipi u grumbullua edhe të jemi të gjithë së bashku për të luajtur. Të shohim performancën dhe të shpresojmë të fitojmë, në mënyrë që më pas të japim maksimumin në Francë“.
Arlind Ajeti: “Luajmë me Austrinë, një kundërshtar shumë të fortë, që e ka treguar në kualifikueset e Europianit. Por edhe ne kemi treguar se jemi të fort dhe shpresojmë të bëjmë një rezultat të mirë dhe një përgatitje të mirë për Euro 2016. Por, në fund vlen rezultati. Megjithatë me skuadrën e fort që kemi tashmë, besoj që edhe rezultatet nuk do të mungojnë. Jemi një skuadër e motivuar për kampionatin Europian dhe shpresojmë që do kemi sukses dhe besoj se do të arrijmë rezultate.“ http://www.rtklive.com/?id=5&r=64493