DYLON

Opozita: Situata e krijuar kërkon përgjegjësi politike, e jo aksione policore e farsë hetimore!

Avatar photo Redaksia

Njoftimet se prokuroria e shtetit po kryen hetime në sallën e Kuvendit janë qesharake. Ato kanë për qëllim që t’i frikësojnë deputetët e Opozitës, por ju bëjmë me dije se kjo nuk do të kalojë. As futja e policisë në ndërtesën e Kuvendit, kjo me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, e as hetimet qesharake të policisë, nuk mund ta zgjidhin këtë situatë jo-normale të shkaktuar nga Qeveria dhe nënshkrimet e kryeministrit.

Kështu thuhet në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA për Kosovën.

EkoHigjiena

Më tej thuhet:

Ndërhyrja e prokurorisë dhe policisë në Kuvendin e Kosovës është instrumentalizim i këtyre institucioneve për të shtypur opozitën. Ky veprim flet për tentimin e pushtetit që të shndërrohet në pushtet autoritar që situatat e vështira i zgjidhë vetëm përmes ndërhyrjes policore.
Ky vend ka ardhur në një situatë kur duhet t’u japë zgjidhje dy marrëveshjeve që e kanë sjellë vendin këtu ku është, e vetëm pastaj t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës institucionale pozitë-opozitë.

Situata e krijuar kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike, e jo aksione policore e farsë hetimore!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.