DYLON

Opozita pret reflektimin e Qeverisë për protestat e ardhshme

Avatar photo Redaksia

Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk kanë bërë të ditur për vendimet e mëtutjeshme në lidhje me protestën e radhës.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë për Indeksonline se ka zhvillime, por që po presin reflektimin e Qeverisë në lidhje me kërkesat që u janë parashtruar.

EkoHigjiena

“Të gjitha vendimet tona do të bëhen publike për opinionin në kohë. Po presim Qeverinë që të na njoftojë se sa kanë punuar për zbatimin e kërkesave”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi është shprehur se katër kërkesat e qytetarëve janë tejet legjitime dhe duhet të bëhet zbatimi i tyre.

“Ne po presim nga Qeveria që të reflektojë në kërkesat e qytetarëve, të cilat janë legjitime dhe janë të ngritura si shqetësim që kanë nevojë për reflektim”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Kadaj-Bujupi ka shtuar se do të vazhdojnë përpjekjet institucionale dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët deri në realizimin e kërkesave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.