Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se opozita ka 4 muaj që po kundërshton marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku sipas tij, Kushtetutesja ka konstatuar se opozita kishte të drejtë në kërkesat e saj.
Ymeri në një konferencë të thirrur për medie nga tri partitë opozitare VV, AAK e Nisma, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin, opozita kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi.
“Sot e patëm një takim me kolegët e dy partive opozitare kur për 4 muaj rresht përmes protestave e peticioneve e kemi thënë atë që u vertetua dje me vendim të Kushtetueses, dhe një marrëveshje e cila një pjesë e saj është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë ajo marrëveshje është e tëra e anuluar”, ka thënë Ymeri raporton Indeksonline.
“Dje u vërtetua edhe se Thaçi e Mustafa, të dy të përfshirë në dialog në Bruksel kanë bërë shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ne kërkojmë urgjentisht dorëheqjen e tyre të menjëhershme”, tha tutje Ymeri.
Ndërkaq nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha se dje u vërtetua që kjo qeveri përfudimisht do të shkoj dhe të liroj rrugë në mënyrë që qytetarët të kenë një qeveri që bazohet në vullnetin e qytetarëve.
“Dje u pa që opozita triumfoi dhe edhe Gjykta Kushtetuese e tha fjalën e saj. Ne konsiderojmë se të gjithë deputetët duhet të lirohen menjëherë e që janë akuzar për mbrojtje të Kushtetutës, marrëveshjet kanë dëmtuar rëndë imazhin Kosovës”, tha Isufi.
E kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se dje Kosova ka pasë një tjetër moment juridik, ku Kushtetuesja konstatoi se marrëveshja për “Zajednicën” është antikushtetuese.
Limaj ka thënë se është koha e zgjedhjeve të reja, dhe se kjo Qeveria nuk ka më as legjimitetin më të vogël për të qëndruar në pushtet.
Çdo tendencë për të ikur nga ky vendim e thellon më shumë krizën. Kjo qeveri ska më as legjitimitet e as legalitet, e kjo do të njihet si qeveri që ka shkelë Kushtetutën dhe ti hap rugën zgjedhjeve të reja”, ka thënë Limaj.