DYLON

Opozita edhe nga Gjilani niset drejt Prishtinës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autobusët e opozitës së bashkuar (Vetëvendosje, AAK, NISMA), tanimë janë nisur nga qytetet e ndryshme të Kosovës drejt Prishtinës për të marr pjesë në manifestimin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi dhe në këtë vazhdë edhe qytetarë nga Gjilani, në mënyrë të organizuar, me autobus, janë nisur drejtë kryeqendrës.

Gjilanasit janë tubuar tek Kompleksi i Shkollave të mesme nga ku me nëntë autobusë janë nisur për në Prishtinë, e Luan Aliu, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se më shumë se 500 qytetarë të Gjilanit do të marrin pjesë në manifestimin e organizuar për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

EkoHigjiena

Përndryshe, tri subjektet opozitare kanë kundërshtuar këto marrëveshje me protesta si dhe me veprime të ndryshme edhe në Kuvendin e Kosovës.

Manifestimi është paralajmëruar që të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe fillon në orën 14:00. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.