DYLON

Opozita e Bashkuar: Gjilani e Anamorava do ta ngrenë zërin për Republikën!

Avatar photo Redaksia

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përmes një komuniaktë thonë se Opozita e Bashkuar po vazhdon veprimtarinë e saj kundër dy marrëveshjeve tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës, asaj për “Zajednicën” dhe asaj për Demarkacionin me Malin e Zi.

Të shtunën, më datë 12 dhjetor, bashkë me qytetarë të Gjilanit e të krejt Anamoravës do të mblidhemi në Manifestimin për Republikën që do të mbahet në orën 13:00 para teatrit të qytetit në Gjilan.

EkoHigjiena

Gjilani dhe Anamorava janë një prej regjioneve më të prekura prej decentralizimit etnik, i cili sot po shndërrohet në “Zajednicë”. Copëtimi i Anamoravës, krijimi i enklavave etnike serbe, pengon zhvillimin infrastrukturor, ekonomik dhe shtetndërtues në këtë regjion.

Për këto dëme, janë më se të vetëdijshëm qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës, të cilët masivisht e kanë nënshkruar peticionin kundër dy marrëveshjeve në shtatorin dhe tetorin e këtij viti.

Në 12 dhjetor Gjilani do të thotë fjalën e vet, dhe do t’i bashkohet tërë Kosovës në ngritjen e zërit dhe kundërshtimin popullor ndaj dy marrvëshjeve kriminale, të cilat janë nënshkruar pa e marrë parasysh vullnetin qytetar, pa përfshirë opozitën, dhe pa transparencë.

Të nderuar bashkëqytetarë, ju ftojmë që të merrni pjesë dhe të njoftoni familjarët, bashkëpunëtorët e fqinjët tuaj. Takohemi së bashku në sheshin para teatrit të qytetit, në orën 13:00, në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.