DYLON

Opozita do të lejojë ratifikimin e MSA-së dhe fjalimin e presidentit të Austrisë

Avatar photo Redaksia

Liderët e Opozitës sot kanë pasur një takim ku megjithë rezervat e shprehura për MSA-në, se ajo nuk është e plotë, se ka mundur të negociohej më mirë dhe gjëra të tjera, është konfirmuar se Opozita nuk do ta bllokojë procesin e votimit për ratifikimin e projektligjit për MSA-në.

Kjo marrëveshje i ka edhe disa të meta që mund të kenë reflektim negativ në zhvillimin politik në vend, duke e pasur parasysh veçanërisht trajtimin që kjo Marrëveshje ia bën Kosovës, jo si shtet, dhe me denominimin kundërkushtetues të saj, ku Kosova paraqitet me fusnotë e pa emërtimin Republikë në të. Kjo e zhvendos Marrëveshjen në një rrafsh tjetër prej MSA-ve të nënshkruara nga shtetet tjera të rajonit.

EkoHigjiena

Kushtëzimi që i bëhet Kosovës në MSA me marrëveshjet me Serbinë është i padrejtë. Marrëdhënia e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian është e domosdoshme dhe e mirëpritur, por kjo marrëdhënie duhet të realizohet në kushte barazie dhe reciprociteti, e jo në atë të njëanshmërisë. Megjithatë kjo marrëveshje shënon një hap në marrëdhëniet kontraktuale me BE-në.

Poashtu nuk ka pasur asnjë kundërshti që Presidenti i Austrisë t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkundrazi kjo është nder për Parlamentin.

Ky është një qëndrim parimor i Opozitës dhe nuk e ndryshon pozicionin e saj për marrëveshjet e Demarkacionit dhe Asociacionit, dhe kërkojmë nga shumica parlamentare që të mos provojë që në emër të gatishmërisë sonë për të mos bllokuar ratifikimin e MSA-së, të kontrabandojë tema të tjera në të njëjtën mbledhje. Në një situatë të tillë, përgjegjësia do të ishte e pozitës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nisma për Kosovën

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.