Opozita dërgon në Kushtetuese themelimin e Speciales
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur në emër të opozitës pas deponimit në Kushtetuese, çështjen e Gjykatës Speciale. Ajo ka thënë se Qeveria është dashur të reflektonte dhe ta merrte për bazë vendimin e 26 qershorit, duke shtuar se ky amendament e suspendon Kushtetutën e Kosovës, raporton Indeksonline.
“Qeveria është dashur të reflektonte dje ta merrte për baze vendimin e 26 qershorit..Ky amendament është dashtë të dërgohet në fillim në Gjykatën Kushtetuese. Ky amendament suspendon Kushtetutën e Kosovës. Kem kërkuar që ky amendament të shfuqizohet. Presim që Kushtetuesja të marr një vendim të duhur”, ka thënë Haxhiu, raporton Indeksonline.
Teuta Haxhiu nga AAK ka thënë se Gjykata Speciale e ka humbur kredibilitetin dhe janë shkel procedurat. Ajo ka thënë se deputetët nga presioni kanë ndryshuar qëndrim duke ndërruar mendimin për Specialen.
Ndërsa Valdete Bajrami nga NISMA ka thënë se kanë kërkuar nga Kuvendi të mos procedohen më tutje amandamentet, ndërsa tash, sipas saj, presin reflektim nga Kushtetusja.
“Kem bërë kërkesë në kuvend që të mos procedohet më tutje me këtë amendament. Është dashtë që kjo procedurë të sillej prej pikës zerro dhe te shikohet se a do të duhej te riprocedohej apo jo. Presim të reflektojë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ajo, raporton Indeksonline.
