DYLON

Opozita bojkoton seancat e Kuvendit

Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë njoftuar se bojkotojnë vazhdimin e seancës së sotme dhe seancave të tjera.

Kjo për shkak të mos futjes si pikë e rendit të ditës, diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

EkoHigjiena

Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite, por nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët.

Ndërkohë, të tri partitë opozitare thirrën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.

Donika Kada-Bujupi nga AAK ka thënë se zëvendëskryeministri Thaçi mos të kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi sipas saj partitë opozitare kanë thirrur protestë paqësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.