Operohet Zeqiri, premton rikthim të shpejtë në fushë

(2LONLINE) – Lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushës për gjashtë muaj është afër të kurohet dhe në këtë mënyrë futbollistit të Gjilanit, Arben Zeqiri i është dhënë drita jeshile për tu rikthyer në fushë.

Pas një muaji organizatori gjilanas është i gatshëm t’u ndihmojë kolegëve të skuadrës që kanë nevojë më shumë se kurrë pasi që lufta për elitë veç sa ka filluar.

“Kam përfunduar me sukses operimin e kapilarëve të këmbës së majtë dhe shumë shpejt pres që të filloj edhe me stërvitjet në mënyrë që t’u ndihmojë shokëve të skuadrës drejt realizimit të qëllimit”, thotë Zeqiri për Portalin informativ 2LONLINE.

Lojtari që ka djersitur fanellën e Gjilanit, ndër veti beson fuqishëm në rikthimin e skuadrës së tij drejt elitës edhe pse mendon se do të kenë goxha punë për ta bërë një gjë të tillë.

“Një skuadër si Gjilani është mëkat të mos jetë në elitë prandaj do mundohemi me të gjitha forcat ta rikthejmë aty edhe ku e ka vendin. Për këtë arsye po mundohem të gjejë forcën që të rikthehem sa më parë pasi dua t’i gëzoj tifozët ‘Skifterat’ në fund të sezonit”, tha Zeqiri.

Drejt këtij rikthimi është duke kontribuar jashtëzakonisht shumë vaskulari Dr.Hajriz Rudari i njëjti që kishe operuar, futbollistin më të mirë në vend Mentor Zhdrellën. /D.S /2lonline/

KOMENTE