DYLON

Operatori IPKO kryen obligimet e saj ndaj Komunës së Vitisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Operatori mobil IPKO ka kryer pagesat e taksave komunale dhe atë pas kërkesave të bëra nga Komuna e Vitisë dhe njoftimit me shkrim se në rast se nuk kryhen obligimet ndaj kësaj komune do të bëhet ç’kyçja e antenave të saj në gjithë territorin e Komunës së Vitisë.

Sipas ud. të drejtorit të inspeksionit në Viti, Skënder Ahmeti, Operatori moblil IPKO ka kryer obligimet e taksave komunale dhe për atë edhe nuk është bërë ç’kyçja e paraparë e antenave që ka IPKO në gjithë territorin e komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Ai tha se operatori tjetër mobil VALA ka bërë më herët pagesën e kërkuar por njoftoi se deri me tani është hera e parë që operatorët mobil bëjnë pagesat e taksave komunale në Viti, duke potencuar se Komuna e Vitisë është e përkushtuar që të bënë vjeljen e taksave të saj.

U.D Drejtori Ahmeti falënderoj Inspektorët Komunal të Vitisë të cilët kanë qenë në vazhdimësi në kryerjen e inspektimeve të antenave mobile, por njëherit falënderoj edhe operatorët mobil për mirëkuptimin e tyre që të kryen obligimet ndaj komunës së Vitisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.