DYLON

Operacioni i koduar  ”Dosja 23”, arrestohen nëntë të dyshuar

Operacioni i koduar  ”Dosja 23”, arrestohen nëntë të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin e krimeve të luftës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.

EkoHigjiena

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, ndërsa për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.