DYLON

Operacioni “Dosja 23″: 9 personat e arrestuar ndalohen me urdhër të Prokurorisë Speciale për 48 orë

Operacioni “Dosja 23″: 9 personat e arrestuar ndalohen me urdhër të Prokurorisë Speciale për 48 orë
Avatar photo Redaksia

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës

Operacioni “Dosja 23”

EkoHigjiena

9 personat e arrestuar ndalohen me urdhër të Prokurorisë Speciale për 48 orë

Prishtinë, 27 shtator 2026

Nëntë personat e arrestuar sot ( e diel, 27 shtator 2026), nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë, me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë.

D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhër kontrollin në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova materiale si në vijim:

· nëntë (9) telefona mobilë;

· dy (2) libreza ushtarake;

· një (1) armë e gjatë dhe një (1) pushkë gjuetie;

· fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë;

· katër (4) predha;

· para të gatshme në shumën rreth 23,000 (njëzet e tre mijë) euro;

· para të gatshme në shumën rreth 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) dinarësh serbë;

· si dhe prova dhe materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, riafirmojnë përkushtimin dhe angazhimin në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.