DYLON

Operacionet Speciale të FSK-së për herë të parë në SOF (Special Operations Forces) Week 2026

Operacionet Speciale të FSK-së për herë të parë në SOF (Special Operations Forces) Week 2026
Avatar photo Redaksia

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën më të madhe ndërkombëtare të Operacioneve Speciale — SOF Week 2026, e organizuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USSOCOM) në Tampa, Florida.

Në mesin e 74 delegacioneve nga shtete partnere dhe aleate, delegacioni i Operacioneve Speciale të FSK-së zhvilloi takime me liderë të lartë të komunitetit të Operacioneve Speciale, duke përfshirë pritjen nga Komandanti i USSOCOM, Admiral Frank M. Bradley, si dhe nga Komandanti i Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E. Angle.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja në këtë konferencë strategjike dëshmon avancimin profesional dhe rritjen e rolit të Operacioneve Speciale të FSK-së në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

SOF Week shërben si platformë strategjike për forcimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të Operacioneve Speciale në nivel global. /2LONLINE/