DYLON

Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotikë dhe pastrimit të parave

Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotikë dhe pastrimit të parave
Avatar photo Redaksia

Njoftim i përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotikë dhe pastrimit të parave

EkoHigjiena

Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.

Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’.

Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.