DYLON

Operacion i përbashkët i ekspertëve amerikanë dhe të FSK-së për demolimin e mjeteve të pashpërthyera

Operacion i përbashkët i ekspertëve amerikanë dhe të FSK-së për demolimin e mjeteve të pashpërthyera
Avatar photo Redaksia

Specialistët e Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive(EOD) të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bashkëpunim me specialistët e Ekipit të EOD-së, nga kampi amerikan ,,Bondsteel’’, kanë realizuar një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive të cilat janë gjetur nga ekipet e EOD-së, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në këtë operacion janë demoluar 16 mjete të kalibrave të ndryshëm të cilat kanë qenë rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Demolimet janë realizuar në fshatin Halilaq, të organizuar në dy cikle. Operacioni i demolimit ka shkuar sipas planifikimit dhe është realizuar me sukses.

EkoHigjiena

Për të përcjellë nga afër këtë operacion, prezent ishte edhe komandanti i kampit ,,Bondsteel’’, koloneli Macaraeg, koordinatori për Deminim nga ,,Film City’’, A. Cipri, zëvendës komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Bajram Bekteshi, si dhe komandanti i Kompanisë së Deminimit, major Gëzim Sada.

Të pranishmit u ndan të kënaqur me punën dhe angazhimin e ekspertëve të EOD-së dhe vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.