DYLON

Open Data Kosovo me punëtori për digjitalizimin e të dhënave të hapura

Open Data Kosovo me punëtori për digjitalizimin e të dhënave të hapura
Avatar photo Redaksia

Në organizim të organizatës “Open Data Kosovo” dhe bashkëpunim me “Girls Coding Kosova” e financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është mbajtur, sot, në Viti një punëtori, ku edhe është diskutuar për rëndësinë e të dhënave të hapura dhe problemet kryesore të cilat qytetarët dhe zyrtarët komunal i hasin në këtë Komunë.

Përmes këtij projekti, Tech4Policy, synohet të zhvillohet një zgjidhje digjitale e cila do të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të gjithë banorëve, duke shkëmbyer ide.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se strategjia që parasheh ky projekt, është dobiprurëse dhe që kjo sigurisht ka ndikuar që të ketë një pjesëmarrje të mirë për të përcjell këtë prezantim.

EkoHigjiena

Haliti gjithashtu ka premtuar bashkëpunim, por edhe participim në projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, respektivisht mbështetjën e shoqatave dhe grupeve të grave, etj.

Në këtë punëtori janë publikuar rezultate e të dhënave të institucioneve qendrore e lokale, që janë raportuar në aplikacionin e kësaj platforme.

Pjesëmarrësit dhanë edhe ide për vizualizimin e të dhënave, si shembulli për sektorët bujqësor që janë aktiv në komunën e Vitisë, mandej raportimin e dukurive negative si hedhja e mbeturinave dhe krijimi i deponive ilegale, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.