Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka vazhduar kontratën me futbollistin Oltion Bilalli. Marrëveshja ndërmjet palëve është nënshkruar të jetë valide deri në verën e vitit 2026.
“Bilalli, i cili njëherësh është produkt i akademisë së klubit ka vazhduar qëndrimin në ‘shtëpinë’ e tij edhe për dy sezone të radhës, pasi edicioneve të kaluara me shumë sukses. Numri “7” i skuadrës është gjithashtu edhe reprezentues i rregullt i moshave të Përfaqësueses së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Zgjatjen e bashkëpunimit me Oltion Bilallin e ka prezantuar drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili njëherësh i dëshiroi shumë suksese futbollistit. /2LONLINE/