DYLON

Oltion Bilalli dhe SC Gjilani bashkë deri në qershor 2028

Oltion Bilalli dhe SC Gjilani bashkë deri në qershor 2028
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Oltion Bilalli për vazhdimin e bashkëpunimit deri në qershor të vitit 2028.

Ky akord konfirmon besimin e ndërsjellë ndërmjet klubit dhe lojtarit, si dhe përkushtimin e përbashkët për të vazhduar rrugëtimin drejt realizimit të objektivave sportive të SC Gjilanit në sezonet e ardhshme.

EkoHigjiena

“Oltion Bilalli do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës kuqebardhë, ndërsa klubi vlerëson kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij brenda dhe jashtë fushës së lojës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “kuq e bardh’.

Sipas drejtuesve të klubit, vazhdimësia e bashkëpunimit me Bilallin është në përputhje me strategjinë e klubit për të ruajtur dhe forcuar bërthamën e ekipit, duke ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat që e presin në të ardhmen.

“Sport Club Gjilani i uron Oltion Bilallit shumë suksese dhe momente të tjera të rëndësishme me fanellën kuqebardh”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/