DYLON

Olt Haziri vishet kuq e bardhë!

Olt Haziri vishet kuq e bardhë!
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Olt Haziri, i cili nga sot i bashkohet skuadrës  “kuq e bardhë”.

22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ndërsa mund të kontribuojë edhe si mbrojtës i qendrës, duke i dhënë trajnerit të Gjilanit më shumë alternativa në repartin defensiv.

EkoHigjiena

Haziri vjen te Gjilani nga radhët e FC Drita, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë i huazuar edhe te KF Kika dhe KF Flamurtari, ku ka fituar përvojë të rëndësishme.

“Me energjinë, karakterin dhe potencialin e tij, Olt Haziri synon të jetë pjesë e rëndësishme e projektit tonë”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.