DYLON

Olt Bajrami kampion i fizikës në Kosovë, Melos Hajrullahu i treti

Olt Bajrami kampion i fizikës në Kosovë, Melos Hajrullahu i treti
Avatar photo Redaksia

“Këtë  të premte u shpallën rezultatet përfundimtare të garave të XXV shtetërore në Fizikë 2024, ku nxënësi i ynë Olt Bajrami zuri vendin e parë për klasë të XII, duke i prirë listës së garuesve me një sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim të faqes zyrtare të Gjimnazint “Xhavit Ahmeti”, Gjilan.

Më tej thuhet se, në listën e më të mirëve në nivel vendi ishte  edhe Melos Hajrullahu, që zuri vendin e tretë, me rezultat brilant duke e bërë krenarë Klubin e Fizikës dhe Gjimnazin ,, Xhavit Ahmeti”, si një shkollë konkurruese në nivel vendi sa i përket rezultateve në shkencën e Fizikës!

EkoHigjiena

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka thënë se  ky është një  sukses i madh i nxënësve tanë në vazhdën e atyre të mëhershmëve. Sipas tij, shkolla i ka përkrahur gjithmonë ata dhe mësimdhënësit e tyre, andaj rezultatet nuk po mungojnë.

Saud Rrahmani, mësimdhënës i Fizikës, ka thënë se këta nxënës kanë punuar me përkushtim të madh, andaj nuk është i rastësishëm ky sukses i tyre.

Fituesi Olt Bajrami, ka theksuar se gara nuk tregon as që dinë e as që nuk dinë dhe nuk mohon që ka mundur të ketë kandidatë shumë të aftë, por  që fati nuk ka qenë në anën e tyre, kështu që askush nuk bënë të dëshpërohet.

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka kohë që ekziston Klubi i Fizikës, në të cilin mblidhen nxënës talente, që bashkë me profesorët e tyre ushtrojnë vazhdimisht.

Një meritë e veçantë, pos drejtorisë së shkollës dhe profesorin Saud Rrahmani shkon edhe për mësimdhënësit e Fizikës, Shkëlqim Zunçe, Hajrije Hyseni, Bukurije Sylejmani – Maksuti, Arben Duraku dhe për profesoreshën Hyrmyze Shkodra, që u pensionua para disa muajsh.

Të rikujtojmë se edhe vitin e kaluar nxënësi Olt Bajrami ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të Fizikës.

U urojmë suksese nxënësve tanë në garat olimpike dhe do jemi gjithmonë në përkrahje të tyre, thuhet në njoftimin e shkollës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.