Olsi Rama: Policia serbe komplotoi ndaj meje
Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit ka reaguar për akuzat që kanë ngritur autoritetet serbe për përfshirjen e tij në hedhjen e flamurit shqiptar në stadiumin “Partizani”, në Beograd.
Deklaratën, Rama e ka thënë për rrjetin televiziv amerikan CCN, dukeu shprehur se ndjen neveri për akuzat e ngritura nga shteti serb.
Vëllai i Kryeministrit, pretendon se ka qenë duke bërë fotografi të ndeshjes nga tribuna VIP. Ai insiston se veprimet e policisë serbe kanë qenë pjesë e një komploti, pasi zbuluan se ishte vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë.
”Pranë meje kanë qenë 50 apo më shumë djem shqiptarë, të cilët mund të thonë se nuk isha unë personi që lëshova flamurin në fushë, me anë të dronit. Unë nuk kisha asnjë telekomandë në dorë” shprehet Olsi Rama. Ndërkaq ai thotë se ndihet mjaft i zemëruar për thirrjet në kor të serbëve, kundra shqiptarëve.
“Kur ju dëgjoni 32 mijë tifozë që bërtasin në kor, ‘vrisni shqiptarët’, do të përjetonit një dimension tjetër”, e mbyll deklaratën vëllai i Kryeministrit. /Gazeta-Shqip.com/
