DYLON

Olivier: Gjykata Speciale kundër UÇK-së e dëmton Kosovën

Avatar photo Redaksia

Kosova nuk ka asnjë obligim ta pranojë Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së ose për të lehtësuar zbatimin e krijimit të saj të propozuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë Alexander Borg Olivier. Ish-shefi i Zyrës Ligjore në UNMIK është ndër të vetmit ndërkombëtarë që nuk sheh asnjë të mirë prej kësaj gjykate dhe e pranon hapur se ajo është e drejtuar ekskluzivisht kundër UÇK-së.

Për këtë arsye, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet ta japin pëlqimin për krijimin e kësaj gjykate, qoftë edhe nëse ka presion nga miqtë ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Avokati që për një kohë ka shërbyer edhe si këshilltar i kryeministrit Thaçi ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet t’i trajtojë dhe të merret me ndjekjen penale të krimeve të luftës të identifikuara nga hetimet e prokurorit Williamson. Sipas tij, dosja do të mund të vendosej nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e EULEX-it, i cili ka mandat për këto raste.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.