Olimpiada Kombëtare e Kosovës në Kimi (OKKK) 2016
/2L ONLINE/ – Me autorizim të Shoqatës së Kimistëve të Kosovës sivjet pë herë të parë në vendin tonë do të mbahet Olimpiada Kombëtare e Kosovës në Kimi për nxënësit e klasëve të 9ta dhe 10ta. Garat organizohen në tri faza.
Në fazën e parë me 30 mars do të mbahen garat nëpër shkolla të komunave të Kosovës. Në fazën e dytë me 16 prill do të mbahen garat nëpër komuna me fituesit e garave nëpër shkolla.
Në fazën e tretë me 15 maj do të mbahet Olimpiada e Kimisë në nivel vendi me fituesit nëpër komuna në kolegjin Mehmet Akif në Lipjan.
Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë sivjet mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Sipas rregullores së International Chemistry Olympiad (IChO) ne sivjet dhe vitin e ardhshëm nuk mund të marrim pjesë në këto gara me të drejta të plota.
Javën e kaluar kemi marr ftesë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Gjeorgjisë dhe nga komiteti organizativ të marrim pjesë si vëzhgues. Në vitin 2018 do të marrim pjesë me të drejta të plota me katër kandidatë fitues të garave në nivel vendi.
Ky do të jetë një rast i mirë që nxënësit të afirmohen dhe kimia si lëndë shkencore shumë e rëndësishme të avansohet edhe me shumë.
Në emër të Shoqatës së Kimistëve të Kosovës dhe të këshillit organizativ faleminderoj Ministrinë e Arsimit, drejtoritë komunale dhe koordinatorët komunal si dhe kolegjin Mehmet Akif për përkrahje dhe bashkëpunim.
Islam Zuzaku
Koordinator i Olimpiadës Kombëtare të Kosovës në Kimi
