DYLON

OKB: Kosovarët më të lumturit në Rajon, Finlanda e para në Evropë

OKB: Kosovarët më të lumturit në Rajon, Finlanda e para në Evropë
Avatar photo Elife Sherifi

Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë 2019, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke qenë e fundit në Evropë, pra më e palumtura, ndonëse ka shënuar një përmirësim të lehtë prej 5 vendesh në raport me renditjen e vitit të mëparshëm.

Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës janë shumë më pozitivë dhe të lumtur me jetën e tyre. Kosova, renditet në vend të 46, me një përmirësim të ndjeshëm  prej 20 vendesh dhe duke qenë më e lumtura në rajon dhe e 16-a në botë për ndryshimin pozitiv të këtij indeksi për periudhën 2016-2018.

Nga vendet e rajonit, Bosnja është në vend të 78, me një përmirësim të dukshëm nga 98 që ishte vitin e mëparshëm, Maqedonia në vend të 84 (përmirësim me 5 vende), Mali i Zi në vend të 73 (përmirësim me 8 vende), Serbia në vend të 70 (8 vende më shumë),

EkoHigjiena

Vendet nordike, vijojnë të jenë më të lumturat. Në renditjen e fundit, në vend të parë për të dytin vit radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda,Zvicra, Suedia, Zelanda e re,  Kanadaja dhe dhjetëshen e mbyll Austria.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.