OJQ NOPM fillon zbatimin e projektit, vetëdijesimi dhe aktivizimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse

OJQ NOPM fillon zbatimin e projektit, vetëdijesimi dhe aktivizimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse

Në Kamenicë, organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), nëkuadër te projektit “Vetëdijesimidhe aktivizimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse’ si pjesë e projektit “Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë, njofton se nga 17 dhjetor 2018 deri më 18 janar 2019 në kuadër te këtij projekti janë realizuar këto aktivitete:

Takim me Kryetarin e Komunës: Projekt menaxherja ka organizuar një takim me kryetarin e Komunës dhe zyrtarët nga zyra ligjore për krijimin/ emërimin e grupeve punuese përndryshimin/hartimin e rregulloreve komunale të parapara sipas projektit.

Punëtoria me anëtarët e komitetit për komunitet:Më 28 dhjetor 2018 është organizuar punëtoria me anëtaret e komitetit për komunitet me qëllim të hartimit të planit të punës për vitin 2019. Gjatë punëtorisë është hartuar draft plani i punës së komitetit për komunitet,i cili do të aprovohet në takimin e radhës së komitetit për komunitet gjatë muajit janar 2019.

Mentorim dhe këshillim për drejtoritë komunale:Nga 18 dhjetor 2018 ka filluar ofrimin e mentorimit dhe këshillimit për drejtoritë komunale në hartimin e planeve vjetore përvitin 2019. Në kuadër të këtij aktiviteti janë organizuar 11 takime me drejtorët dhe stafin e tyre dhe janë hartuar draft planet e punës të cilët janë ende ne fazën e adresimit të komenteve ndërmjet konsulentit dhe drejtorive përkatëse. Si rezultat i kësaj, të gjithë 11 drejtorët do të kenë planet e punës për vitin 2019 që do t’ju shërbej si një udhërrëfyes i punës.

Konferencë për media: Më18 janar 2019, OJQ NOPM ka mbajtur konferencë për media me qëllim të lansimit të projektit dhe informimit të mediave lokale mbi aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës implementuese. Në konferencë kanë marrë përfaqësues të mediave, zyrtarë komunal dhe përfaqësues të NOPM-së.

Punëtori një-ditore mbi pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave: Më18 janar 2019, OJQ ka organizuar punëtorinë një-ditore në Kamenicë me temë‘Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave’. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet mbi transparencën dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes. 23pjesëmarrës patën mundësi të diskutojnë transparencën komunale dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në hartimin e politikave si dhe sfidat specifike në komunë në lidhje me këto tema. Gjithashtu, kjo punëtori shërbeu si mundësi për t’u ofruar pjesëmarrëseve burime shtesë që të përmirësojnë cilësinë e transparencës dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes.

Takim avokues me zyrtarët e legjislativit dhe ekzekutivit: Gjithashtu, NOPM ka organizuar takim avokuesme zyrtarët e legjislativit dhe ekzekutivit mbi rritjen e pjesëmarrjes publike në vendimmarrje, politikë-bërje dhe përfshirje të OJQ-ve në proceset komunale.

Ne kuadër të projektit, OJQ NOPM, në bashkëpunim me autoritet komunale, do të vazhdoj organizimin e takimeve me këshillat e fshatrave/lokalitet për identifikimin e nevojave të komunitetit apo të grupeve lokale, hartimin e planeve të punës/veprimit të kuvendit komunal, komitetit për politike dhe financa, organizimin e punëtorisë mbi raportin e auditorit të përgjithshëm dhe raporteve të brendshme, pasqyrat financiare, rekomandimet dhe obligimet financiare.

 

KOMENTE