DYLON

OJQ-NOPM del me raportin e monitorimit te Kuvendit dhe Ekzekutivit për periudhën Prill-Dhjetor 2014

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar një takimin përmbyllës lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e fletënotimeve për anëtarët e kuvendit komunal dhe raportit monitorues për punën e ekzekutivit gjate periudhës Prill- Dhjetor 2014.

Drejtoresha ekzekutive,projekt menaxherja Besime Tusha ka njoftuar te pranishmit me raportin e monitorimit dhe përformancën e ekzekutivit në komunën se Kamenicës.  “Gjate periudhës se monitorimit Prill-Dhjetor 204 monitoruesit e OJQ-së NOPM nga afër kane përcjellë punën e ekzekutivit dhe legjislativit, ky monitorim ka pasur për qellim te identifikoje te metat e qeverisjes dhe shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi por edhe te shënojë ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve , shfrytëzimin e buxhetit, marrjes se vendimeve si dhe rritjes se transparencës”, ka thënë Tusha.

EkoHigjiena

OJQ NOPM në fletënotim ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme performancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve dhe subjekteve politike në kategoritë të paraqitura : Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës, Ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit,

Kërkesa për interpelancë , nga kjo del se me i votuari përveç Kryesuesit te Kuvendit Bajram Dërmaku (130), është Arsim Thaçi(V.V)me 100 pjesëmarrje ne diskutime, Jeton Biqku (LDK) 90 pjesëmarrje ne diskutime,ndërsa nga këshilltarët femra janë : Besa Hoxha –Krasniqi (LDK) 28 pjesëmarrje ne diskutime dhe Fillorta Rexha (PDK) 15 pjesëmarrje ne diskutime.

Ndërsa anëtarët me aktiv ne Komitetin për Politik dhe Financa kanë qene: Besnik Rrudhani (LDK) me 34 pjesëmarrje ne diskutime,Sami Kastrati me 17 pjesëmarrje ne diskutime. Me aktivi ne komitetin për komunitete ka qene: Miljkovic Zhivojin , Satmifer Kryeziu, dhe Milaim Rexhepi.

Gjatë monitorimit te Kuvendit , këshilltarët e kuvendit komunal kanë marrë këto vendime : 12 vendime për dhënien ne shfrytëzim te tokës,një vendim për formimin e këshillit për siguri ne bashkësi, 42 vendime te ndryshme si dhe kanë aprovuar 6 rregullore komunale.

Pas përfundimit te prezantimit te raportit te monitorimit e kane marre fjalën shumica e këshilltarëve komunal dhe drejtoret e drejtorive te cilët kane shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin përfundimtar te monitorim , shumica prej tyre kane thënë se duhet inkurajuar sheqerin civile dhe përkrahur OJQ-te qe te përcjellin dhe te monitorojnë punën e ekzekutivit dhe legjislativit pasi qe kjo e ngrite cilësinë dhe nivelin e punesë dhe transparencës.

Te pranishëm ne këtë takim kane qene: këshilltarët e kuvendit komunal,drejtoret e drejtorive komunale,pjesëtarët e shoqërisë civile, mediet lokale dhe qytetaret.

Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.