DYLON

OJQ “Gruaja Hyjnore” avokuese për shtimin e lëndës “Edukatë shëndetësore” në shkolla

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – OJQ Gruaja Hyjnore avokon për shtimin e lëndës “Edukatë shëndetësore” në shkolla dhe për ktë ka organizuar edhe një takim me akterë të ndryshëm. Në këtë takim u fol rreth rëndësisë së kësaj lënde në shkolla dhe shtimit të saj në programin e shkollave. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryesueja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, përfaqësues nga Drejtorati i Arsimit, përfaqësues nga Drejtorati i Shëndetësisë, përfaqësues të institucioneve shkollore, përfaqësues të OJQ-ve dhe prindër, të cilët dhanë edhe rekomandimet e tyre në këtë diskutim.

Organizatorët thanë se kanë marrë shumë mendime të rëndësishme nga secili pjesëmarrës dhe me të gjitha këto të përmbledhura do të hartohet raporti dhe do të dorëzohet edhe në nivel lokal dhe në nivel nacional për mundësinë e shtimit të kësaj lënde në kurrikulën e shkollave.

EkoHigjiena

“Gjithashtu kishim shumë premtime edhe nga Kryesuesja e KK tëGjilanit Valentina Bunjaku-Rrexhepi, që në të ardhmen do të kemi ndihmë edhe nga komuna për realizimin e projekteve të tilla që kanë për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve dhe se bashkarisht të gjithë qytetet duhet të evokojmë që të futet kjo lëndë nëpër shkolla dhe besojmë që edhe Ministria e Arsimit edhe qeveria e merr parasysh dhe e fut lëndën shëndetësore në program të shkollave sepse është shumë e domosdoshme”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ndërsa, Veton Uka përfaqësues nga Drejtoria e Shëndetësisë tha se për ta aplikuar këtë lëndë është shumë e nevojshme. Është shumë e rëndësishme të trajtohen temat si higjiena, narkomania, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, mirëpo për këto të gjitha duhet të ketë kuadro të kualifikuar, për këtë lëndë duhet të trajnohen enkas kuadro. Ka shumë mungesë të njohurive të këtyre çështjeve në shkolla.

Gjithashtu edhe nga Drejtorati i Arsimit është përkrahur ky projekt , kjo ide, pasi është vlerësuar që është e rëndësishme të jetë kjo në shkolla. Sipas organizatorit, është kërkuar nga shoqata që DKA të ketë një raport mbi këtë projekt për ta shqyrtuar këtë projekt dhe nevojën e saj.

OJQ “Gruaja Hyjnore” vlerëson se ky projekt nuk duhet të mbetet vetëm në këtë stad të diskutimit por të gjejë përkrahje nga institucionet dhe organizatat relevante për t’u jetësuar, ndërsa kanë falënderuar Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës për mbështetje të këtij projekti. /2L ONLINE/