DYLON

OJQ “Fortesa”: S’ndalet hovi i luksit!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – OJQ “Fortesa” kundërshton blerjen e veturave të reja nga Komuna e Kamenicës. Sipas kësaj organizate, qeverisja aktuale e Komunës nuk po e ndalë hovin e luksit. “Ashtu sikurse shumica e premtimeve të krerëve komunalë që janë tretur si kripa në ujë, edhe zotimi për uljen e trendit të blerjeve dhe përdorimit të veturave zyrtare nuk po mbahet”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj organizate, Amir Jakupi.

Ai e ka kundërshtuar blerjen e veturës së re, për të cilën Komuna ka nisur procedurat e tenderimit.

EkoHigjiena

“Vitin e kaluar Komuna shpenzoi 50 mijë euro për vetura, të cilat në të shumtën e rasteve përdoren për qëllime private. Derisa gjysma e popullatës së Kamenicës jeton në varfëri, kjo qeverisje po bënë jetë luksi”, është shprehur më tej Jakupi.

Përmes një reagimi, monitoruesi i “Fortesës” ka thënë se “Përdorimi i veturave zyrtare pa aprovim, pa shënim të destinacionit dhe qëllimit” kanë qenë edhe vërejtje të Auditorit dhe nuk janë përfillur.

“Mashtrimi elektoral me shitjen e xhipit dhe ndaljen e luksit, keqpërdorimi i parasë publike, kurdisja e tenderëve, mosndëshkimi i zyrtarëve që s’japin llogari dhe që e rrjepin buxhetin, të tjerëve që përdorin asetet publike dhe nuk kryejnë asnjë punë, nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i rrugës së udhëheqjes së ndëshkuar me votë në fund të vitit 2013”, ka deklaruar Amir Jakupi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.