(2LONLINE) – OJQ “Fortesa” vlerëson se Komuna e Kamenicës ka abuzuar me fondin e bursave për studentët, duke shkelur kriteret e konkursit. Janë përzgjedhur familjarë të udhëheqësve dhe zyrtarëve komunalë dhe janë jashtë skemës studentë që i kanë plotësuar kushtet e që kanë nevojë për mbështetje. Kërkojmë nga Komisioni Komunal për ndarjen e bursave, ta rishikoj vendimin.
Sipas përfaqësuesve të kësaj OJQ-je, në mesin e të përzgjedhurve janë:
Mbesa e drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim,
Djali i përgjegjësit të Inspektoriatit,
Mbesa e ish-drejtorit të Shërbimeve Publike,
Vajza e zyrtarit për mbrojtjen e ambientit,
Djali i kryetarit të Gjykatës për Kundërvajtje,
Djali i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës,
Djali i Inspektorit të Ndërtimeve, e shumë familjarë të tjerë të udhëheqësve e zyrtarëve komunalë.
“Duke parë këto shkelje dhe abuzime, kërkojmë nga drejtoria e Arsimit ta anuloj vendimin dhe ta rishpallë konkursin. Me këto veprime, pushteti aktual po e vazhdon praktikën e qeverisjes së kaluar, duke abuzuar me fonde publike dhe duke rrënuar kriteret e konkursit. Kërkojmë nga kryetari i Komunës, t’i jap fund këtyre shkeljeve dhe të mos e shndërroj Komunën në çerdhe të nepotizmit e militantizmit.”, thuhet n reagimin e OJQ Fortesa, lidhur me vendimin mbi ndarjen e bursave për studentë./2lonline/