DYLON

OJQ CSD dhe Omonia shfaqin dokumentarin e metrazhit te shkurtë “Si Dikur”

OJQ CSD dhe Omonia shfaqin dokumentarin e metrazhit te shkurtë “Si Dikur”
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, Organizata Jo-qeveritare Communication for Society Development (CSD) në bashkëpunim me organizatën Jo-qeveritare Omonia dhe UNMIK-un, kanë shfaqur dokumentarin e metrazhit të shkurtë me titullin “Si Dikur”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë informimi i qytetarëve për fqinjësinë mes komunitetit serb dhe shqiptarë, dhe komunikimin e përbashkët brenda familjeve.

Përfaqësuesi i OJQ-së CSD Oliver Vujoviç tha se ky dokumentar na tregon se mund të jetohet së bashku pa probleme.

EkoHigjiena

“Mund të jetojmë pa probleme si një familje në një shtëpi. Pjesa më e madhe e filmit është realizuar këtu, pra Kamenica është shembull se si duhet të jetohet si dikur”, u shpreh ai.

Ndërsa, nënkryetari për komunitetei Komunës së Kamenicës,  Bojan Stamenkoviç shprehi mirënjohje dhe falënderime për realizimin dhe shfaqjen e këtij dokumentari, që është shumë domethënës.

“Ky film do të thotë shumë për të gjithë qytetarët e Kamenicës, e veçanërisht për komunitetin serb, sepse këtu është shembulli më i mirë se si ne jetojmë dhe punojmë së bashku, pa dallim feje apo etnie”, tha nënkryetari Stamenkoviç.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.