DYLON

Oficeri korrektues Alban Haziri shpallet hendbollisti i vitit në Kosovë

Oficeri korrektues Alban Haziri shpallet hendbollisti i vitit në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti oficerin korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Alban Haziri, për ta uruar për suksesin e tij të fundit sportiv.

Gjatë takimit u vlerësuan angazhimi profesional dhe arritjet sportive të Hazirit, të cilat përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze vendin dhe rrjedhimisht edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në shenjë nderimi, Haziri i dhuroi Drejtorit Dibrani një fanellë, ndërsa drejtori i dhuroi një medalje dhe mirënjohjeje, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën sportive.

EkoHigjiena

Alban Haziri është shpallur hendbollisti i vitit në Kosovë, një vlerësim që pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e tij si në detyrë ashtu edhe në sport. Përveç punës si oficer korrektues, ai është edhe përfaqësues i rregullt i Kombëtares së Kosovës në hendboll, ku vazhdimisht ka treguar nivel të lartë sportiv dhe profesional.

Në nivel klubesh, Haziri ka arritur suksese të rëndësishme, duke u shpallur Kampion i Kosovës dy vite radhazi, në vitet 2024 dhe 2025, si dhe fitues i Kupës së Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës e vlerëson këtë arritje dhe e konsideron Alban Hazirin shembull pozitiv të balancimit të punës profesionale me suksesin sportiv, një motivim për gjithë stafin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.