DYLON

Oficeri i FSK-së, shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë

Oficeri i FSK-së, shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë
Avatar photo Redaksia

Oficeri i FSK-së, Major Getoar Rexhepi, në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe senior të mbajtur në Republikën e Shqipërisë ka arritur të shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në garën e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria.

EkoHigjiena

Në një konkurrencë të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), Majori Rexhepi u shpall Kampion Kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026.

Ky aktivitet përbën ngjarjen kryesore në nivel kombëtar për sportin e karatesë.

“Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë”,thuhe në njoftimi ne FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.