DYLON

Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA

Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA
Avatar photo Redaksia

Oficeri Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.

Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazën ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të ShBA-së, është trajnim bazik për oficer të këmbësorisë i cili zgjat 20 javë.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim, qitje, përgatitje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udhëheqja e togut në misione ushtarake.

Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s., me qëllim ndërveprueshmërinë me partnerët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.