DYLON

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA
Avatar photo Redaksia

Toger Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.

Toger Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”. Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit.

EkoHigjiena

Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar.

Ky kurs është një nga programet themelore të trajnimit për oficerët e këmbësorisë, i cili përfshin përgatitje të avancuar në fushat si: Taktikat e operacioneve tokësore në nivel togu dhe kompanie,

Lidership ushtarak dhe vendimmarrje në kushte stresuese, Trajnim fizik intensiv, Menaxhimi i burimeve dhe logjistikës në fushë, Teknikat e komunikimit dhe komandimit në operacione të përbashkëta dhe ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.