DYLON

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Major Bujar Ferizi, ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani.

Programi i LGAI zgjat 17 muaj, duke përfshirë 5 muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth, si përgatitje për vijimin e studimeve, dhe më pas 12 muaj studime në Kolegj, të fokusuara në planifikimin strategjik, lidershipin ushtarak, bashkëpunimin shumëkombësh dhe sigurinë ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në këtë gjeneratë morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme të botës, Majori Bujar Ferizi përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përfundimi i këtij programi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një investim të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e vendeve partnere dhe të NATO-së /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.