DYLON

Oficeri i FSK-së diplomon në Akademin e Mbrojtjes në Kroaci

Oficeri i FSK-së diplomon në Akademin e Mbrojtjes në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Nënkolonel Shpend Zogaj ka diplomuar me sukses programin akademik në Shkollën e Luftës (Ratna Škola ” Ban Josip Jelačić“) në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes dr.Franjo Tuđman, në Republikën e Kroacisë.

Ky është niveli më i lartë i shkollimit ushtarak në Republikën e Kroacisë, i konceptuar që të përgatis oficerë të lartë dhe zyrtarë civilë për të ushtruar detyra strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Programi përfshinë një kurrikul të avancuar dhe gjithëpërfshirëse që trajton fushat themelore të mendimit dhe veprimit strategjik: teorinë e strategjisë, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, politikën e mbrojtjes, artin e luftës, strategjinë dhe operacionet ushtarake, si dhe lidershipin dhe komunikimin strategjik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.