Oficeri i FSK përfundoi kursin e komandantit për operacione Paqeruajtëse në Japoni
Major Driton Haxhiaj, ka përfunduar Kursin e Komandantit të Kontingjentit të Operacioneve Paqeruajtëse i organizuar nga Qendra Japoneze për Trajnim dhe Kërkim për Operacionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (United Nations Peacekeeping Operations Training and Research Center – UNTRC), pranë Kolegjit të Shtabit të Bashkuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, në Tokio.
Ky kurs është i dedikuar për përgatitjen e komandantëve të kontingjenteve, batalioneve dhe sektorëve për udhëheqjen e operacioneve komplekse paqeruajtëse në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera shumëkombëshe. Përmes ligjëratave profesionale, analizave të rasteve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në planifikimin, koordinimin dhe udhëheqjen e misioneve paqeruajtëse, njofton FSK. /2LONLINE/
