DYLON

Oficeri i FSK ka përfunduar kursin EBOLC në ShBA

Oficeri i FSK ka përfunduar kursin EBOLC në ShBA
Avatar photo Redaksia

Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC (Engineer Basic Officer Leader Course) që është një program i avancuar profesional i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin efektiv të njësive në mjedise komplekse operacionale.

EkoHigjiena

Nëntoger Fazliu për shkak të performancës së dallluar gjatë kursit është vlerësuar me dy çmime: Distinguished Honor Graduate, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, si dhe Iron Man Award, për performancën e lartë fizike, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.