DYLON

Oficeri i FSK diplomon në ShBA

Oficeri i FSK diplomon në ShBA
Avatar photo Redaksia

Toger Etnik Kastrati ka përfunduar me sukses trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course”(IBOLC) në Fort Benning, Georgia, një nga kurset kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional të oficerëve të rinj të këmbësorisë.

Trajnimi përmban një program të fokusuar në zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve taktike, përdorimit të armëve, navigimit tokësor, stërvitjes së njësive dhe drejtimit të trupave në kushte të ndryshme operacionale.

EkoHigjiena

Bazuar në rezultatet e arritura, përkushtimin dhe performancën e treguar gjatë gjithë trajnimit, Toger Kastrati ka marrë çmimin “International Distinguished Honor Graduate”, një vlerësim për performancën e tij të treguar gjatë trajnimit.

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e tij profesional si Oficer i Këmbësorisë dhe një tjetër dëshmi të përkushtimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.