DYLON

Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në trajnimet ndërkombëtare në SHBA

Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në trajnimet ndërkombëtare në SHBA
Avatar photo Redaksia

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer  me çmime  “Student më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.

Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar “Kursin Bazik për Oficer të MKAB” ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet “Studenti më i mirë ndërkombëtar” ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin “Finance and Comptroller Basic Officer Leader Course” dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të  pjesëtarëve të FSK-së  dhe gjithashtu  përforcon imazhin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.