DYLON

Oficerë turq të KFOR-it vizituan Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Oficerë turq të KFOR-it vizituan Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”
Avatar photo Redaksia

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, ka qëndruar një delegacion I oficerëve turq të KFOR-it, të udhëhequr nga oficerët e lartë Resit Karatan dhe Rahmi Yildirim, të cilët janë ndalë në një bashkëbisedim me drejtorin e shkollës, Bekim Mustafa, njofton faqja zyrtare e shkollës.

Oficerët turq janë interesuar për shkollën, mësimin që zhvillohet në të, trajtimin që ka shkolla nga shteti, mundësitë e bashkëpunimit me ushtarët turq të KFOR-it, projektet që po organizohen në shkollë, por edhe për numrin e nxënësve, sikurse edhe për mësimin që po zhvillohet në gjuhën turke në këtë shkollë.

EkoHigjiena

Siç ka theksuar Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në këtë shkollë mësimin e ndjekin mbi 730 nxënës, me të cilët punojnë 55 mësimdhënës. Mustafa ka thënë se mësimin në gjuhën turke e ndjekin 10 nxënës, prej tyre 2 na klasën e dhjetë, një në klasën e njëmbëdhjetë dhe shtatë në klasën e dymbëdhjetë.

Oficerët turq të KFOR-it, bashkë me drejtorinë e shkollës nga afër janë takuar me nxënësit me mësim në gjuhën turke dhe për rrjedhën e mësimit në këto paralele ka folur profesori I gjuhës dhe letërsisë turke, Orhan Sait.

Ndryshe, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” ka një bashkëpunim të ngushtë me ushtrinë turke të KFOR-it në Kosovë, me të cilët në vazhdimësi kanë realizuar disa projekte të përbashkëta, njofton faqja zyrtare e shkollës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.